Ferizaj do të kandidoj për të marr titullin e merituar “Qytet Evropian i Sportit”

Kryetari i komunës së Ferizajt, z. Agim Aliu bashkë me deputetin e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Elmi Reçica mirëpritën në takim, drejtorin e projekteve e programeve zhvillimore në Federatën e Basketbollit të Kosovës, basketbollistin e mirënjohur, Granit Rugova, i cili është edhe anëtar i organizatës ACES (European Capitals and Cities of Sport Federation). Sipas kryetarit Aliu, qyteti i Ferizajt me punët e projektet e tij sportive do të kandidoj për të marr titullin e merituar “Qytet Evropian i Sportit” duke promovuar me shembullin e qytetit, rëndësinë e aktivitetit fizik, përfshirjen sociale përmes sportit dhe politikat e shëndetshme sportive në nivel lokal e posaçërisht aktivizimin e promovimin e basketbollit në qytetin e Ferizajt përmes shkollës së basketbollit e klubeve sportive garuese në gara profesionale.

Kontrolloni gjithashtu

Në 26 vjetorin e çlirimit të Skenderajt, nëna e Adem dhe Hamëz Jasharit bëhet me shtatore

Komuna e Skenderajt ka shënuar të mërkurën 26-vjetorin e çlirimit. Me rastin e shënimit të …