leoni

U promovua libri “Fëmijët në skenë – luajnë, mësojnë dhe kënaqen”, i autorit Izet Musaj

Në Deçan u bë promovimi i librit për fëmijë “Fëmijët në skenë – luajnë, mësojnë dhe kënaqen”, të autorit Izet Musaj. Në këtë promovim ishte i pranishëm edhe kryetari i komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj, i cili në fjalën e tij e falënderoi Profesorin Musaj për kontributin e dhënë në edukimin e shumë brezave dhe ofroi mbështetjen e tij në këtë drejtim.

“Sot patëm kënaqësinë të marrim pjesë në promovimin e librit për fëmijë “Fëmijët në skenë – luajnë, mësojnë dhe kënaqen”, të autorit Izet Musaj.

Ky libër është një kontribut i çmuar për edukimin dhe zhvillimin e fëmijëve përmes artit dhe lojës, duke vënë në qendër rëndësinë e teatrit dhe kreativitetit në rritjen e shëndetshme të brezave të rinj.

I falënderojmë të gjithë ata që dhanë kontribut në organizimin e këtij aktiviteti të bukur, veçanërisht autorin për përkushtimin e tij të vazhdueshëm ndaj fëmijëve dhe arsimit cilësor në komunën tone”, ka shkruar në profilin e tij në facebook, kryetari I komunës së Deçanit, z. Bashkim Ramosaj.

Kontrolloni gjithashtu

Qendra për Arte, Kulturë dhe Inovacion “Abdullah Bugari”, drejt finalizimit

Qendra për Arte, Kulturë dhe Inovacion “Abdullah Bugari” është drejt finalizimit si projekt i bashkëfinancuar …