Në Deçan u mbajt dëgjimi buxhetor për Kornizën Afatmesme Buxhetore

Në kuadër të procesit të hartimit dhe diskutimit të buxhetit komunal, u mbajtën dëgjimet buxhetore me qytetarët e Komunës së Deçanit, këshillat e fshatrave, si dhe përfaqësues të sektorëve të Arsimit, Shëndetësisë etj. Në këtë takim ishin të pranishëm Kryetari i Komunës së Deçanit, z. Bashkim Ramosaj, Drejtoresha për Buxhet dhe Financa, znj. Dafina Cacaj, kryesusi i Kuvendit komunal, z. Hajdar Sutaj, drejtorët e Drejtorive Komunale dhe përfaqësues të tjerë të administratës komunale.

Gjatë dëgjimit, qytetarët patën mundësinë të paraqesin kërkesat, propozimet dhe shqetësimet e tyre lidhur me planifikimin dhe shpenzimin e buxhetit për vitin 2026. Drejtoresha për Buxhet dhe Financa, znj. Dafina Cacaj, prezantoi prioritetet kryesore të Komunës dhe theksoi rëndësinë e pjesëmarrjes aktive të komunitetit në këtë proces.

Qëllimi i këtyre dëgjimeve është të sigurohet transparencë dhe bashkëpunim ndërmjet institucioneve dhe qytetarëve, duke u mbështetur në nevojat reale të komunitetit.

Kontrolloni gjithashtu

Ferizaj do të kandidoj për të marr titullin e merituar “Qytet Evropian i Sportit”

Kryetari i komunës së Ferizajt, z. Agim Aliu bashkë me deputetin e Kuvendit të Republikës …