Komiteti për Politikë dhe Financa, mbajti mbledhjen e radhës të gjashtën për vitin 2025

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, është mbajtur mbledhja e gjashtë e Komitetit për Politikë dhe Financa të komunës së rahovecit.

Të pranishëm në mbledhje, përveç anëtarëve të komitetit, si zakonisht ishin edhe nënkryetari I komunës, z. Fatmir Iska, drejtorët e drejtorive, përfaqësuesit e KFOR-it, zyrtarët komunalë dhe monitoruesit e seancës.

Anëtarët e komitetit si zakonisht ishin konstruktivë, ku për mbledhjen e rregullt të KUVENDIT i ceduan këto pika:

Shqyrtimi i vendimit për konstituimin e të drejtës së kalimit (servitutit sendor) ZK-Rahovec;

Shqyrtimi i vendimit për miratimin e Planit të Punës për Ekipin Komunal për të Drejtat e Fëmijëve 2025-2028;

Shqyrtimi i vendimit për shfuqizimin e vendimit 01 nr.47/25, i datës 29.4.2025, për caktimin e lokacionit për ndërtimin e objektit për nevojat e Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV);

Shtesë: Shqyrtimi i vendimit për miratimin e Kornizës Afatmesme Buxhetore 2026-2028.

Kontrolloni gjithashtu

Në Deçan u mbajt dëgjimi buxhetor për Kornizën Afatmesme Buxhetore

Në kuadër të procesit të hartimit dhe diskutimit të buxhetit komunal, u mbajtën dëgjimet buxhetore …