Ramush Haradinaj

Ramush Haradinaj: Kolapsi energjetik është i qëllimshëm, i diktuar nga politika dhe mafia energjetike

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka reaguar ashpër ndaj situatës së rëndë energjetike në vend, duke e cilësuar kolapsin si një veprim të qëllimshëm dhe të dirigjuar nga politika. Haradinaj ka thënë se rënia e të gjitha blloqeve të prodhimit të KEK-ut nuk është rastësi, por rezultat i ndikimit politik dhe i pazareve të mafisë energjetike, që sipas tij kontrollon tregtinë me energji. “Kosova sot flen në thëngjill e s’ka energji. Kjo është pasojë e ndaljes së projekteve strategjike, si Termocentrali Kosova C dhe gazsjellësi amerikan – projekte që u bllokuan për t’u hapur rrugë abuzimeve,” ka shkruar Haradinaj. Ai theksoi se një grusht njerëzish të lidhur me pushtetin po përfitojnë nga kjo krizë dhe shprehu besim se organet e drejtësisë do të hetojnë dhe zbulojnë gjithçka, por sipas tij, “askush nuk duhet të shmangë përgjegjësinë para Kryeministrit në detyrë”.

Kontrolloni gjithashtu

Hykmete Bajrami reagon ashpër ndaj Muratit, mashtrues keni qenë dhe të tillë mbeteni

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të deputetit …