Ish-presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar në një intervistë për Fox News se duhej të ishte shpërblyer me Çmimin Nobel për paqe, për rolin që sipas tij kishte në zgjidhjen e çështjes Kosovë–Serbi. Ai përmendi disa raste ndërkombëtare ku pretendon se ka pasur ndikim të drejtpërdrejtë, përfshirë edhe rajonin tonë. “Duhej të më jepnin Çmimin Nobel për Ruandën, për Kongon, për Indinë e Pakistanin… dhe mund të thuash për Serbinë e Kosovën. Duhet ta kisha marrë katër ose pesë herë”, tha Trump, teksa fliste për mundësinë që ta fitonte këtë çmim nëse zgjidhte konfliktin mes Izraelit dhe Iranit. Ai njoftoi gjithashtu se do t’i rikthehet përfshirjes në dialogun Kosovë–Serbi, duke kritikuar Presidentin aktual Joe Biden për, siç i quajti ai, “vendime budallaqe” që e kanë dëmtuar këtë proces. “Gjatë mandatit tim të parë, Serbia dhe Kosova ishin në prag të luftës. Unë e ndalova atë. Biden ka dëmtuar perspektivat afatgjata, por do ta rregulloj përsëri”, shkroi Trump edhe në rrjetin e tij Truth Social.
