leoni

Përfundon viti shkollor në Komunën e Malishevës

Në të gjitha shkollat e Komunës së Malishevës ka përfunduar me sukses viti shkollor 2024/2025.

Përfundimi i këtij viti u shënua me aktivitete të ndryshme përmbyllëse në shkolla, si dhe vlerësimin e arritjeve të nxënësve dhe mësimdhënësve. Shefi i Drejtorisë Komunale të Arsimit, Sabit Berisha, falënderoi mësimdhënësit, nxënësit dhe prindërit për përkushtimin gjatë gjithë vitit shkollor, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit për ngritjen e cilësisë në arsim.

“Viti shkollor 2024/2025 ishte një sfidë dhe njëkohësisht një mundësi për zhvillim të mëtejmë në sistemin tonë arsimor.

Ne angazhohemi që t’u krijojmë kushte sa më të mira në punën mësimdhënësve dhe përkushtimin e nxënësve në arritjen e qëllimeve edukative e mësimore,” tha ai.

Komuna e Malishevës, përmes Drejtorisë së Arsimit, tashmë ka edhe planin për të filluar me përgatitjet për vitin e ri shkollor, 2025/2026, me fokus në përmirësimin e infrastrukturës shkollore dhe përkrahjen e iniciativave që rrisin cilësinë e arsimit.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti uron maturantët për testin e maturës

Kryetari i komunës së Vitisë, z. Sokol Haliti përmes një postimi në profilin e tij …