Iu dha lamtumira e fundit veprimtarit të hershëm të çështjes kombëtare, Ekrem Jashari

I dhamë lamtumirën e fundit veprimtarit të hershëm të çështjes kombëtare, Ekrem Jashari, personalitet që dha kontribut të themeltë me veprën lavdiplote për lirinë e Kosovës!

Ngushëllime familjes Jashari, bashkëluftëtarëve e bashkëveprimtarëve, miqëve e të njohurëve të të ndjerit! Shpirti tij u prehtë në paqe, ka shkruar në profilin e tij në facebook, kryetari i komunës së Ferizajt, z. Agim Aliu.

Ekrem Jashari ishte veprimtar i hershëm i çështjes kombëtare dhe një ndër themeluesit e celulave të para të UÇK-së në Ferizaj. Një personalitet i cili dha kontribut të çmuar në proceset e shtetformimit dhe ndërtimit të Republikës së Kosovës. I qëndrueshëm në ideale, i palëkundur në përkushtim, jeta e tij ishte mishërim i fjalës ATDHETAR.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Smajl Latifi vizitoi QKMF “DR. Fahredin Hoti”

Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) “Dr. Fahredin Hoti”, së bashku me Drejtorin e Drejtorisë …