Kryetari Kastrati ndan mirënjohje për koordinatoren e HANDIKOS në Malishevë,  Feride Hoxha

Me rastin e pensionimit të koordinatores së qendrës së HANDIKOS-it në Malishevë, znj. Feride Hoxha, kryetari i Komunës së Malishevës, z.Ekrem Kastrati, i ndau asaj një mirënjohje në shenjë falënderimi për kontributin e çmuar ndër vite në shërbim të kësaj qendre rehabilituese dhe të personave me aftësi të kufizuara.

“Për kontributin e vazhdueshëm dhe përkushtimin e treguar në mbështetjen e personave me aftësi të kufizuara, si dhe për angazhimin human e profesional në drejtimin e Shoqatës HANDIKOS në Malishevë”, thuhet në tekstin e mirënjohjes së ndarë nga kryetari Kastrati për znj. Hoxha.

Nga ana tjetër, znj. Hoxha shprehu falënderimin e saj për këtë vlerësim. “Jam e nderuar ta pranoj këtë mirënjohje si shenjë respekti dhe vlerësimi për punën dhe angazhimin tim ndër vite”, tha ajo gjatë ceremonisë së pranimit të mirënjohjes.

Kontrolloni gjithashtu

Fermerët nga Gllogjani, Dubrava dhe Shaptej, do t’i ujisin pronat e tyre bujqësore më lehtë

Drejtori për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural në komunën e Deçanit, Rifat Stojkaj ka përcjellë …