Tema të tjera...
Të premten, më 27 qershor, në Ferizaj do të mbahet ceremonia e certifikimit të rekrutëve të rinj të Forcës së Sigurisë së Kosovës. Sipas njoftimit nga FSK-ja, bëhet fjalë për gjeneratën 02/2025, ndërsa ceremonia do të zhvillohet në Sallën e Sporteve “Bill Klinton”, duke filluar nga ora 10:00. Në këtë ngjarje do të marrin pjesë udhëheqës të lartë shtetërorë, oficerë dhe nënoficerë të Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së, si dhe familjarë e mysafirë të rekrutëve.