Ambasadori Martin Berishaj intervistohet nga Prokuroria Speciale për aferën e shpëlarjes së parave

Ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, është intervistuar nga Prokuroria Speciale lidhur me dyshimet për shpëlarje parash dhe deklarim të rrejshëm të pasurisë. Pamje të publikuara nga Tëvë1 e tregojnë atë bashkë me avokatin Tomë Gashi duke u larguar nga objekti i Prokurorisë. Berishaj ishte përmendur kohë më parë në një skandal financiar që përfshinte edhe kryetarin e Partisë së Lirisë në Slloveni, Robert Golob. Mediat sllovene raportuan se mbi gjysmë milioni euro ishin bartur në kesh nga Mali i Zi për në Slloveni, me ambasadorin Berishaj të dyshuar si transportues i këtyre parave. Hetimet po vazhdojnë.

Kontrolloni gjithashtu

Mustafa: Prioritetet kryesore rendi, ligji, normalizimi i vendit, të lidhemi fort me interesat shtetërore

Rrustem Mustafa, përdor një metaforë të Dritëro Agollit për të kritikuar politikën në Kosovë

Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për Zonën Operative të Llapit, Rrustem Mustafa – Remi, …