Asfaltohet rruga alternative në Stubëll të Epërme

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka vizituar punimet që janë duke u kryer në rrugën alternative në fshatin Stubëll e Epërme, e cila është në përfundim e sipër tani edhe me shtresën e dytë të asfaltit që është duke u kryer sot. Banorët kanë falënderuar komunën për realizimin e këtij projekti të rëndësishëm, dhe projekteve të tjera të shumta, që përmirësojnë dukshëm qasjen dhe kushtet e lëvizjes. Kryetari Haliti tha se përkushtimi për përmirësimin e infrastrukturës rrugore në të gjitha vendbanimet e komunës do të vazhdojë edhe në të ardhmen, duke potencuar se projektet konkrete në terren, janë dëshmi e angazhimit të institucionit komunal për zhvillim të barabartë në të gjitha zonat.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Smajl Latifi vizitoi QKMF “DR. Fahredin Hoti”

Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) “Dr. Fahredin Hoti”, së bashku me Drejtorin e Drejtorisë …