leoni

Kryetari Aliu ka pritur në takim ekipin për monitorim dhe ndërlidhje të KFOR-it amerikan

Kryetari i komunës së Ferizajt, z. Agim Aliu, të premtën ka organizuar një pritje për ekipin për monitorim dhe ndërlidhje të KFOR-it amerikan.

“Kënaqësi e veçantë të mirëpres sot për t’i falënderuar në emër të ferizajasve për shërbimin e bashkëpunimin ekipin e KFOR-it amerikan nga Kampi Ushtarak “Bondsteel” përbërë nga Nënkolonel Evan Hessel zv.komandant i Komandës Regjionale-Lindje, Rreshteri i klasit të parë Ryan Johnson Komandant i ekipit për monitorim dhe ndërlidhje (LMT)  -Ferizaj, Rreshterin Jeremy Ficker zv.komandant i LMT-Ferizaj të cilët përmbyllin shërbimin në Kosovë duke i bartur komandën ekipit të ri të cilit i urova mirëseardhje përbërë nga Nënkolonel Nick Acosta zv.komandant i ri i Komandës Regjionale-Lindje, Toger Kerry Sholers – Komandant i KFOR-it amerikan për monitorim dhe ndërlidhje (LMT)  – Ferizaj, si dhe Rreshteri i stafit Antonio Rivette zv.komandant i LMT-Ferizaj, me të cilët do të vazhdojmë bashkëpunimin për sigurinë e të gjithë qytetarëve”, ka shkruar në profilin e tij në facebook, kryetari i komunës së Ferizajt, z. Agim Aliu.

Kontrolloni gjithashtu

Asfaltohet rruga alternative në Stubëll të Epërme

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka vizituar punimet që janë duke u kryer …