Këshilli Shqiptaro-Amerikan: Kosova duhet të kapërcejë bllokadën politike, partneriteti me SHBA-të kërkon qeverisje efektive

Këshilli për Marrëdhënie Shqiptaro-Amerikane me seli në Uashington ka reaguar lidhur me situatën politike në Kosovë, duke shprehur shqetësim për bllokimin e zgjatur institucional dhe pamundësinë për konstituimin e Kuvendit. Në një deklaratë publike, Këshilli thekson se kjo paralizë dëmton besimin publik dhe e lë vendin të pambrojtur në një ambient global të paqëndrueshëm. Këshilli përshëndet vendimin e Gjykatës Kushtetuese dhe vlerëson gatishmërinë e aktorëve politikë për ta pranuar atë si rrugëdalje legjitime. Ai u bën thirrje të gjitha partive parlamentare që të marrin pjesë në seancën e radhës me ndjenjë përgjegjësie dhe urgjence, për të zgjedhur Kryetarin e Kuvendit dhe për të formuar qeverinë pa vonesa të mëtejshme. Në deklaratë theksohet se mbështetja e Shteteve të Bashkuara për Kosovën mbetet thelbësore, por kjo kërkon qeverisje të qëndrueshme dhe koordinim të vazhdueshëm institucional. Në përmbyllje, Këshilli rikonfirmon përkushtimin e tij për të qenë një urë lidhëse mes Kosovës dhe SHBA-ve, dhe për të forcuar pozitën ndërkombëtare të Republikës së Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Dardan Sejdiu: Situata e krijuar pas reciprocitetit të targave, thjeshtë është zbatim i një marrëveshjeje

Dardan Sejdiu: SHBA po i dërgon Kosovës paralajmërimin e fundit për energjinë dhe investimet strategjike

Analisti politik Dardan Sejdiu ka deklaruar se letra e publikuar së fundmi nga diplomatja amerikane …