Agim Shahini: Vendimet e Qeverisë për masat anti-Covid janë kundërthënëse me njëra-tjetrën dhe jo mirë të analizuara

Agim Shahini: 600 biznese u larguan në Shqipëri – Kapitali po ikën, Kosova po dobësohet

Aleanca Kosovare e Bizneseve ka ngritur shqetësime serioze për ikjen masive të kapitalit vendor jashtë vendit. Kryetari i AKB-së, Agim Shahini, ka deklaruar se vetëm në vitin 2024 rreth 600 ndërmarrje me kapital nga Kosova kanë investuar në Shqipëri, me një vlerë prej 100 milionë eurosh – një rritje prej 32 për qind krahasuar me vitin paraprak. Shahini thekson se ky trend nuk është vetëm zgjerim i interesit tregtar, por pasojë e drejtpërdrejtë e kushteve të pafavorshme për bizneset në Kosovë: mungesë përkrahjeje institucionale, pasiguri ligjore, politika diskriminuese dhe konkurrencë e padrejtë në tregun vendor. AKB kërkon urgjentisht hartimin e një Pakti Ekonomik Kombëtar dhe ndërmarrjen e reformave që do të rikthejnë besimin në ekonominë vendore. “Kapitali është gjaku i ekonomisë. Kosova nuk mund të përparojë duke e humbur gjakun e saj afarist,” tha Shahini.

Kontrolloni gjithashtu

Obiliqi mbetet vatër e ndotjes – Termocentralet tejkalojnë kufijtë e lejuar për gazrat helmues

Termocentralet në Obiliq vazhdojnë të tejkalojnë ndjeshëm kufijtë e lejuar të ndotjes për gazra të …