Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, iu ka përgjigjur nga Malisheva, kryetarit të PDK-së, Enver Hoxhaj

Fatmir Limaj: Tryeza politike ishte hap pozitiv, por mungoi fokusi në zgjidhjen e krizës

Kryetari i NISMA-s, Fatmir Limaj, ka mirëpritur takimin e liderëve politikë si një hap të domosdoshëm drejt zgjidhjes së krizës politike në vend, por ka theksuar se në këtë tryezë u fol më shumë për interpretimin e aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese, e më pak për zgjidhjen konkrete të krizës. Në një konferencë për media, Limaj tha se pas tre muajsh është arritur të mbahet një takim i tillë mes partive parlamentare, veçanërisht atyre shqiptare, por theksoi nevojën për një marrëveshje politike si e vetmja rrugëdalje. “Kriza politike nuk zgjidhet me aktgjykime, por me marrëveshje politike,” tha ai, duke shtuar se Gjykata Kushtetuese vetëm ka dhënë udhëzime, jo zgjidhje. Ai u shpreh i gatshëm të japë kontributin e tij në funksion të një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse që do të çonte në konstituimin e institucioneve. Limaj tha se takimi i parë ishte i rëndësishëm për të identifikuar pozicionet politike dhe u shpreh optimist se do të ketë vazhdimësi në dialogun politik për të kapërcyer situatën aktuale.

Kontrolloni gjithashtu

Afati për presidentin po afrohet, institucionet ende pezull

Kosova po hyn në një fazë të ndjeshme institucionale, ndërsa 4 marsi afati i fundit …