Nxënësit nga Shtimja shpallen kampionë në Super Finalen e Garës së Robotikës KML Open 2024-25

Sot më 28 qershor, në ambientet e Fakultetit të Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike në Prishtinë, u zhvillua Super Finalja e Edicionit të Shtatë të Garës së Robotikës Kosova Makers League Open (KML Open) për vitin 2024-2025. Kjo garë prestigjioze, që tradicionalisht sjell inovacionin dhe teknologjinë më afër brezit të ri, u organizua nga Fondacioni Kosova Makers League dhe u mbështet nga ProCredit Bank Kosova.

Në mesin e 100 ekipeve finaliste nga mbarë vendi, triumfues të këtij edicioni u shpallën nxënësit e ciklit fillor (klasat 1 deri në 5) nga komuna e Shtimes – Grupi Young Innovators, të cilët garuan nën udhëheqjen e mentorit të tyre, Andy Moxon.

Përfaqësuesit e këtij grupi ishin nxënësit:
Pargë Qeriqi, Kaona Veseli, Dijar Hajdini dhe Reas Zymeri – të cilët me kreativitetin, përkushtimin dhe aftësitë e tyre teknologjike arritën të sigurojnë vendin e parë në këtë garë të nivelit kombëtar.

Kontrolloni gjithashtu

Ceremoni zyrtare për zhvarrimin e heroinës Myrvete Maksutaj në Orroberdë

Ceremoni zyrtare për zhvarrimin e heroinës Myrvete Maksutaj në Orroberdë

Drejtori i Agjencisë për Menaxhimin e Memorialeve të Kosovës (AMMKM), z. Imer Hakaj, në bashkëpunim …