Avokati i Popullit

Avokati i Popullit e ka quajtur të nxituar vendimin e ZRRE-së

Avokati i Popullit e ka quajtur të nxituar vendimin e Zyrës së Rregullatorit për Energji për daljen e bizneseve në tregun e lirë të energjisë duke theksuar më tutje se ky vendim mund të jetë problematik për të drejtat e qytetarëve dhe barazinë në trajtim. “Konsideroj që ka qenë nevojë që qeveria të ndërhyjë, të ofrojë zgjidhje të tjera që janë më të favorshme për qytetarët”, ka thënë për Ekonomia Online, Avokati i Popullit, Naim Qelaj. Ai ka shtuar më tutje se përballja e vendimit të Zyrës së Rregullatorit për Energji në gjykata përbën një tjetër rrezik që mund të sjellë trajtim të pabarabartë dhe diskriminues mes konsumatorëve.

Kontrolloni gjithashtu

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, pritet ta vizitojë Kosovën më 11 mars

Rutte s’pranon përfshirjen e NATO-s në konfliktin në Lindjen e Mesme

Sekretari i Përgjithshëm i NATO, Mark Rutte, gjatë një vizite në Shkup deklaroi se aleanca …