leoni

Rritja e çmimit të energjisë elektrike po rrezikon bizneset dhe standardin jetësor të qytetarëve

Njohësit e fushës së ekonomisë kanë tërhequr vërejtjen se rritja e çmimit të energjisë elektrike po rrezikon bizneset dhe standardin jetësor të qytetarëve. Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna ka thënë se rritja prej 16.1 për qind e çmimit të rrymës po ndikon negativisht në fuqinë blerëse, ndërsa dalja në tregun e lirë e ka rritur çmimin e energjisë deri në 400 për qind, duke shtuar se kjo situatë mund të çojë në mbylljen e bizneseve, në rritje të papunësisë dhe varfërim të mëtejshëm të qytetarëve. “Nëse mbyllen bizneset rritet papunësia, Kosova po bëhet një vend i pashpresë. Qytetarët nuk e vërejnë tani për arsye se nuk shpenzojmë shumë. Më së shumti çmimi do të vërehet nga fillimi i muajit tetor, kur moti të jetë më i ftohtë dhe të fillojë konsumimi i energjisë. Atëherë do të vërejë qytetari, por edhe bizneset” ka paralajmëruar kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna.

Kontrolloni gjithashtu

Abelard Tahiri

Abelard Tahiri: VV-ja po përpiqet të imponojë një rend të ri, i cili është në kundërshtim me rendin kushtetues të Kosovës

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri ka shkruar se Vetëvendosja po përpiqet të …