Saranda Bogujevci e ka votuar kandidatin për Bord të RTK-së, serbin, Mihajllo Shçepanoviq, me 95 poenë

Saranda Bogujevci: Mosvotimi i opozitës në 39 seanca është shkelje kushtetuese

Deputetja nga radhët e partisë Vetëvendosje, Saranda Bogujevci ka theksuar se mosvotimi i opozitës në 39 seanca është shkelje kushtetuese. Ajo ka shtuar më tutje se kjo qasje bllokon procesin ligjor dhe cenon përgjegjësinë e përbashkët për funksionimin e institucioneve. “Është tepër e qartë. Vendimi i Gjykatës Kushtetuese e dëshmon të njëjtën, ku si deputet je i obliguar të votosh, për, kundër apo abstenim. Janë 39 seanca ku nuk kanë marrë pjesë fare në votim dhe kjo është shkelje kushtetuese. Është një rend i ditës ku, në lidhje me konstituimin e Kuvendit, të jepen dy opsione për votim, është proceduar në votim të mbyllur, këta refuzojnë të votojnë dhe kjo është shkelje kushtetuese” ka theksuar deputetja, Saranda Bogujevci.

Kontrolloni gjithashtu

KQZ miraton dizajnin dhe formatin e fletëvotimeve për zgjedhjet 19 majit në katër komunat në veri të vendit

KQZ zvarrit procesin: Pas dy javësh rinumërimi, ende paqartësi për rreth 400 vendvotime

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka bërë të ditur se procesi i rinumërimit të votave …