LDK-ja ka kërkuar nga institucionet kompetente në Kosovë që ta shkarkojnë ambasadorin e Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj

Jehona Lushaku: Kryetari i LVV-së Albin Kurti dhe udhëheqësi i seancës, Avni Dehari po e cenojnë rendin kushtetues

Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Jehona Lushaku ka thënë se duke mos respektuar rendin e ditës i cili është aprovuar nga kryesia e vjetër dhe përfaqësuesit politikë, kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti dhe udhëheqësi i seancës, Avni Dehari po e cenojnë qëllimshëm rendin kushtetues. Ajo ka shtuar më tutje se në vendimin e Gjykatës Kushtetuese, u sqarua aspekti juridik i funksionimit të kuvendit, e posaçërisht për udhëheqësin e këtij kuvendi. “Nuk lejojnë që rendi kushtetues e demokracia e Kosovës, të cenohet nga një grup politik i papërgjegjshëm, të cilët nuk respektojnë as aspektin elementarë të kushtetutës” ka shkruar deputetja, Jehona Lushaku.

Kontrolloni gjithashtu

Gucati

Dënohet me katër muaj burgim personi që kërcënoi Hysni Gucatin

Gjykata ka dënuar me katër muaj burgim Eqrem Avdullahun, pasi u shpall fajtor për kërcënim …