Sala Berisha-Shala: Albin Kurti po e përdor Albulena Haxhiun si simbol për përfitime politike

Ish-deputetja Sala Berisha-Shala ka reaguar ashpër ndaj mënyrës se si, sipas saj, kryeministri Albin Kurti po e instrumentalizon emrin e Albulena Haxhiut për qëllime politike. Përmes një postimi publik, Berisha-Shala ngriti pyetjen nëse Albulena Haxhiu po përdoret si mjet simbolik për të ndërtuar një narrativë të brendshme politike brenda Vetëvendosjes. Ajo theksoi se nëse Haxhiu është vërtetë gruaja më e votuar dhe më e denjë, atëherë pse nuk propozohet për kryeministre, e jo për një pozitë që, sipas saj, tashmë dihet se nuk do të kalojë në Kuvend? Ajo e cilëson këtë proces si manipulim dhe keqpërdorim të një gruaje për qëllime propagandistike, duke shtuar se “gratë nuk janë dekor”. Berisha-Shala thotë se fuqizimi i grave nuk bëhet me fjalë boshe, por përmes mbështetjes reale në vendimmarrje dhe pozita të pushtetit.

Kontrolloni gjithashtu

Mbrojtja e Thaçit kërkon lirimin: Vendimi të bazohet në prova, jo në spekulime

Avokatja e Hashim Thaçit, Sophie Menegon, ka kërkuar nga trupi gjykues që vendimi ndaj klientit …