Kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj: Filloi asfaltimi i të gjitha rrugëve në fshatin Dranoc

Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, ka njoftuar se ka filluar asfaltimi i të gjitha rrugëve dhe rrugicave në fshatin Dranoc. Përveç asfaltimit, gjatë këtij viti do të realizohet edhe ndriçimi i plotë i rrugëve dhe ndërtimi i segmenteve të reja me kanale për ujitje. Po ashtu, do të rehabilitohet rruga e lagjes Mazrekaj (pjesa e kullave) sipas standardeve të përcaktuara. Kryetari Ramosaj ka theksuar se punimet vazhdojnë pa ndërprerje edhe në fshatrat Voksh, Pobergj, Hulaj, Lloqan dhe të tjera që ende nuk kanë rrugë të asfaltuara. Ai uroi banorët e Dranocit për fillimin e këtyre punimeve dhe konfirmoi angazhimin e komunës për vazhdimësi në përmirësimin e infrastrukturës rrugore.

Kontrolloni gjithashtu

Në Qirez u mbajt takim informues me qytetarë në kuadër të vizitave në terren që po zhvillohen nga Kryetari Sami Lushtaku

Në Bashkësinë Lokale te Qirezit, u mbajt takimi informues me qytetarë në kuadër të vizitave …