Vazhdojnë punimet në shtrirjen e rrjetit të ujësjellësit në Fshatin e Ri

Në Fshatin e Ri po vazhdojnë punimet në kuadër të fazës së dytë të projektit për shtrirjen e rrjetit të ujësjellësit. Kjo fazë përfshin shtrirjen e rrjetit nëpër lagjet e fshatit si dhe përgjatë rrugës kryesore.

Punimet po zhvillohen në përputhje të plotë me projektin e Komunës së Vitisë, i cili është iniciuar nga kryetari Sokol Haliti, me qëllim të përmirësimit të infrastrukturës dhe furnizimit me ujë të pijshëm për banorët e këtij fshati.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti mban takim koordinues për organizimin e festës tradicionale “Zoja e Madhe” në Letnicë

Me iniciativën e kryetarit të Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, sot është mbajtur një takim …