Vlora Çitaku: Kosova e ka humbur trenin për liberalizim në vitin 2016, atëherë kur ishte në pako me Ukrainën e Gjeorgjinë

Vlora Çitaku: PDK përgatit ankesë të re në Gjykatën Kushtetuese për bllokadën në konstituimin e Kuvendit

Partia Demokratike e Kosovës njofton se do të paraqesë një ankesë të re në Gjykatën Kushtetuese lidhur me bllokadën e vazhdueshme në konstituimin e Kuvendit të Kosovës. Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së dhe deputetja e zgjedhur, Vlora Çitaku, tha se kanë përgatitur lëndën dhe po mbledhin nënshkrime për këtë kërkesë. Ajo theksoi se do të kërkojnë nga Gjykata sqarime për pasojat ligjore që duhet të ketë mosrespektimi i aktgjykimit që obligon zgjedhjen e kryetarit dhe nënkryetarëve të Kuvendit brenda 30 ditësh. Çitaku u shpreh se vendimet e Gjykatës Kushtetuese duhet të zbatohen të plota dhe nuk mund të përzgjidhen selektivisht, duke nënvizuar rëndësinë e respektimit të institucioneve të pavarura dhe integritetit të tyre.

Kontrolloni gjithashtu

Jeffrey Hovenier: Projekt-statuti që iu ka propozuar Kosovës për formim të AKS-së përmbush të gjitha kriteret që i parasheh Amerika

Hovenier paralajmëron Kosovën: Refuzimi i ofertës së Trumpit për gazin mund të zbehë interesin amerikan

Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka paralajmëruar se Kosova rrezikon të humbasë një pjesë …