Anu Prattipati: Kosova, vendi më pro-amerikan në botë – Festë dhe përkushtim në Ditën e Pavarësisë së SHBA-së

E ngarkuara me punë në Ambasadën e SHBA-së në Kosovë, Anu Prattipati, organizoi një pritje zyrtare për të shënuar Ditën e Pavarësisë së 4 Korrikut. Në fjalën e saj, Prattipati falënderoi të pranishmit dhe theksoi se askund tjetër nuk ka festuar këtë ditë si në Kosovë, “vendin më pro-amerikan në botë”. Ajo nënvizoi rëndësinë e partneritetit SHBA-Kosovë, duke përmendur bashkëpunimin në fushën e sigurisë, përfshirë ushtrimet ushtarake “Defender 25”, si dhe sukseset në luftën kundër krimit kibernetik dhe sfidave globale. Prattipati foli edhe për rritjen e marrëdhënieve ekonomike, me hapjen e bizneseve amerikane në Kosovë, dhe u zotua se SHBA-ja do të vazhdojë të mbështesë forcimin e Kosovës dhe rajonit për një të ardhme më të sigurt dhe prosperuese.

Kontrolloni gjithashtu

Dy diplomatë dhe një gjeneral amerikan dëshmojnë në Hagë gjatë nëntorit

Në fillim të nëntorit, Gjykata Speciale në Hagë do të presë disa dëshmitarë të nivelit …