Policia dështon ta sjellë në gjykatë deputeten Fitore Pacolli, shqyrtohet mundësia e urdhërarrestit

Seanca gjyqësore ndaj deputetes Fitore Pacolli-Dalipi ka dështuar për herë të dytë, pasi policia nuk ka arritur ta sjellë atë me detyrim në Gjykatën Themelore të Prishtinës. Ajo, së bashku me ministrin në detyrë të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, deputetin Salih Zyba dhe ish-deputeten Drita Millaku, akuzohet për hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës në mars të vitit 2018. Gjykatësi Sabit Sadikaj bëri të ditur se urdhëresa për sjellje me detyrim nuk është zbatuar siç duhet, pasi policia ka raportuar një ditë më parë se e akuzuara nuk ndodhej në vendbanimin e saj. Gjykata do të përsërisë urdhëresën për sjellje me detyrim dhe do të shqyrtojë mundësinë për lëshimin e një urdhërarresti apo paraburgimi ndaj saj.

Kontrolloni gjithashtu

Behxhet Shala: Nuk është kjo LV-ja që e kam përkrahur kur të gjithë e kanë sharë dhe sulmuar e tani janë në listën për deputetë...

Behxhet Shala: PDK-ja bëri mirë që e votoi kryetarin e Kuvendit

Analisti politik Behxhet Sh. Shala – Bajgora ka komentuar zhvillimet e fundit në Kuvendin e …