Gjykata Speciale pranon shtyrjen e konferencës përgatitore për Mbrojtjen në rastin “Thaçi dhe të tjerët”

Trupi gjykues në rastin “Thaçi dhe të tjerët”, i udhëhequr nga gjyqtari Charles Smith III, ka aprovuar kërkesën e ekipeve mbrojtëse për shtyrjen e konferencës përgatitore për Mbrojtjen. Fillimisht e paraparë për t’u mbajtur më 21 korrik, konferenca është caktuar të zhvillohet më 19 gusht 2025, duke filluar nga ora 10:00. Me këtë shtyrje, ish-krerët e UÇK-së – Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi – së bashku me ekipet e tyre mbrojtëse, do të kenë më shumë kohë për të finalizuar dhe paraqitur listën përfundimtare të dëshmitarëve dhe provave që synojnë të përdorin gjatë paraqitjes së rastit të tyre. Megjithatë, Gjykata nuk e ka miratuar kërkesën e mbrojtjes për shtyrjen e afateve që kanë të bëjnë me zbulimin e dëshmitarëve dhe provave që lidhen me burime ndërkombëtare të klasifikuara. Përkundrazi, ajo ka pranuar propozimin e Prokurorisë që lista me dëshmitarë dhe prova të dorëzohet deri më 21 korrik 2025.Ndërkohë, më 22 korrik pritet të mbahet edhe një konferencë për ecurinë e çështjes, gjatë së cilës Gjykata mund të marrë vendim nëse do të pranojë apo do të hedhë poshtë – qoftë edhe pjesërisht – kërkesën përfundimtare të mbrojtjes për rrëzimin e disa pikave të aktakuzës. Kjo kërkesë është dorëzuar nga ekipet mbrojtëse më 12 qershor.

Kontrolloni gjithashtu

Gjykata e Apelit

Gjykata e Apelit lë në fuqi dënimin me 12 vite burg për Ekrem Bajroviqin për krime lufte kundër popullatës civile

Gjykata e Apelit e Kosovës ka refuzuar ankesën e mbrojtjes së të akuzuarit Ekrem Bajroviqi, …