Visit Vitia – Një dritare drejt trashëgimisë historike e kulturore dhe bukurive natyrore të Vitisë

www.visitvitia.com  është platforma zyrtare turistike e Komunës së Vitisë, e krijuar me qëllim të prezantimit dhe promovimit të pasurive natyrore, kulturore dhe historike të kësaj komune. Përmes kësaj faqeje, synohet të ofrohet një burim i besueshëm dhe gjithëpërfshirës për të gjithë ata që dëshirojnë të vizitojnë dhe të njohin më mirë këtë zonë.

Qëllimi kryesor i Visit Vitia është:

  • Të informojë vizitorët për atraksionet më të rëndësishme turistike dhe kulturore të komunës.

  • Të promovojë turizmin rural dhe aktivitetet e lidhura me natyrën dhe jetën e fshatit.

  • Të mbështesë zhvillimin ekonomik lokal përmes përfshirjes së komunitetit në turizëm.

  • Të prezantojë ngjarjet dhe festivalet që organizohen gjatë vitit, duke ofruar një kalendar të plotë për të gjithë të interesuarit.

  • Të krijojë një urë komunikimi mes vizitorëve dhe ofruesve lokalë të shërbimeve (akomodimi, gastronomi, guida turistike etj.).

Faqja është zhvilluar si pjesë e Projektit “Nxitja e Mundësive të Punësimit dhe Rritjes (FEGO)”, me mbështetje nga Agjencia Suedeze për Bashkëpunim Ndërkombëtar për Zhvillim (SIDA) dhe implementuar nga Swisscontact në bashkëpunim me Komunën e Vitisë. Kjo iniciativë është e fokusuar në krijimin e mundësive të reja ekonomike për komunitetin lokal, duke integruar turizmin si një sektor me potencial për rritje dhe zhvillim të qëndrueshëm.

Na ndiqni në rrjetet tona sociale:

Facebook: Visit Vitia

Instagram: @visitvitia

Kontrolloni gjithashtu

Përmbyllet turniri “2 Korriku” në Beguncë me një manifestim kulturor e sportiv në nder të 35-vjetorit të Deklaratës Kushtetuese

Mbrëmë në Beguncë u përmbyll Turniri tradicional “2 Korriku”, i cili tashmë është bërë pjesë …