Në komunën e Rahovecit po vazhdojnë korrje shirjet

Kryetari i komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi së bashku me drejtorin e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (DBPZHR), z. Berat Duraku ishin në vizitë te bujku punëtor, Ilir Orllati, në fshatin Brestoc, i cili është një shembull i përkushtimit dhe i seriozitetit në bujqësi. Orllati kultivon grurë, thekër, tërshërë, jonxhë, vreshta dhe ka të organizuar edhe një stallë me 120 krerë bagëti. Gjithsej, ka rreth 85 hektarë që janë të mbjella me kultura të ndryshme bujqësore.

Gruri, si një kulturë strategjike për vendin tonë, këtë vit sipas informatave nga shtabi komunal për korrje-shirje, pritet të korren rreth 3,500 hektarë të mbjella me drithëra.

Urojmë që të shpërblehet djersa dhe mundi i bujqve të vyeshëm, ka shkruar në profilin e tij në facebook, kryetari i komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi!

Kontrolloni gjithashtu

Në Mirash po vazhdojnë me intensitet të shtuar punimet për ndërtimin e rrugës kryesore  

Punimet për ndërtimin e rrugës kryesore në fshatin Mirash të komunës së Ferizajt po vazhdojnë …