Në ambientet e komunës së Skenderajt, u mbajt takimi i parë publik për vitin 2025 mes kryetarit të Komunës së Skenderajt, z. Fadil Nura, dhe qytetarëve, ashtu siç përcaktohet me ligjin për vetëqeverisje lokale dhe aktet e tjera nënligjore.
Ky takim shërbeu si formë e informimit, diskutimit dhe bashkëbisedimit të drejtpërdrejtë me qytetarët, ku kryetari Nura prezantoi në mënyrë të detajuar punët e realizuara, projektet e përfunduara dhe sfidat e kapërcyera gjatë këtij gjashtëmujori të parë të vitit. Kryetari Nura theksoi angazhimin maksimal të institucionit për t’i qëndruar pranë qytetarëve me zgjidhje konkrete dhe punë të prekshme në terren.
Po ashtu, kryetari Nura ndau me të pranishmit planet dhe angazhimet për pjesën e mbetur të vitit 2025, duke vendosur në fokus projekte të reja infrastrukturore, arsimin, përmirësimin e shërbimeve publike, bujqësinë dhe zhvillimin e përgjithshëm ekonomik të komunës.