Pensionohet mësimdhënësi Milazim Zuka, nderohet me mirënjohje nga kryetari Haliti

Pas një karriere të gjatë në arsim, mësimdhënësi Milazim Zuka është pensionuar, duke lënë pas një trashëgimi të çmuar në edukimin e brezave të rinj. Me këtë rast, kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, e ka nderuar atë me mirënjohje për kontributin e tij të jashtëzakonshëm në fushën e arsimit.

“Milazim Zuka ka dhënë një kontribut të madh në arsimimin e gjeneratave të shumta ndër vite. Ai ka qenë jo vetëm mësues i dijes, por edhe edukator i vlerave njerëzore dhe qytetare. Ne i jemi mirënjohës për punën e tij,” u shpreh kryetari Haliti.

Pensionimi i tij u shoqërua me fjalë mirënjohjeje edhe nga kolegët e përfaqësuesit e arsimit në komunë.

Kontrolloni gjithashtu

Kastrati: Viti 2026, vit i përkushtimit ndaj fshatrave

“Viti 2026 dhe vitet në vijim do të jenë vite të përkushtimit ndaj fshatrave, me …