86 bletarë përfitojnë 1300 bazamente plastike për koshere të bletëve dhe 13 pajisje speciale për shkrirjen e dyllit

Përmes Drejtorisë së Bujqësisë të komunës së Ferizajt, paraditen e sotme për bletarët ferizajas u shpërndanë 1300 bazamente plastike për koshere të bletëve dhe 13 pajisje speciale për shkrirjen e dyllit.

Përfitues nga kjo mbështetje janë 86 bletarë nga komuna e Ferizajt që posedojnë mbi 40 shoqëri bletësh dhe që bletishten bazë e kanë brenda territorit të Komunës së Ferizajt. Në këtë ngjarje ku mori pjesë edhe drejtori i Drejtorisë së Bujqësisë, Burim Bajrami, ky i fundit theksoi fokusin që ka drejtoria që udhëheq për të mbështetur bletarët ferizajas në veprimtarinë e tyre, mbështetje kjo që po vazhdon si asnjëherë më parë për bujqit e fermerët nga komuna e Ferizajt.

Kontrolloni gjithashtu

U mbajt mbledhja e gjashtë e rregullt e Komitetit për Politikë dhe Financa

Nën udhëheqjen e kryesuesit të Kuvendit Komunal të Vitisë, Bekim Azizi, sot është mbajtur mbledhja …