Në territorin e Komunës së Malishevës ka filluar fushata e korrje shirjeve të grurit, e cila po zhvillohet me rendimente të kënaqshme sipas të dhënave fillestare.
Këtë proces e ka ndjekur nga afër edhe kryetari i Komunës, Ekrem Kastrati, i cili është takuar me bujq dhe kombajnerë, duke i uruar për punën dhe duke i inkurajuar të vazhdojnë me kultivimin e grurit.
“Gruri është produkti më i begatë që jep toka jonë, dhe këtë e dëshmojnë edhe rendimentet e këtij viti, që po arrijnë mbi katër mijë kilogramë për hektar. I inkurajoj të gjithë bujqit që të mbjellin grurë, pasi përmes tij sigurojmë edhe bukën tonë të përditshme”, tha kryetari Kastrati gjatë vizitës në terren tek bujku Beqir Elshani në fshatin Banjë.

Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
