Komuna e Rahovecit njofton qytetarët se, sipas informatave zyrtare të pranuara nga Kompania Rajonale e Ujësjellësit Rajonala “Gjakova”, përkundër që furnizimi me ujë të pijshëm aktualisht është i qëndrueshëm, ekziston rreziku i përballjes me vështirësi serioze, si pasojë e keqpërdorimeve masive të ujit, përfshirë ujitjet ilegale dhe shpenzimet joracionale në përdorim shtëpiak.
U bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve që të tregojnë kujdes maksimal dhe vetëdije qytetare në përdorimin e ujit të pijshëm. Çdo abuzim i burimeve ujore ndikon drejtpërdrejt në cilësinë dhe vazhdimësinë e shërbimit për të gjithë.
Në të njëjtën kohë, kërkojmë nga organet kompetente të rendit që të ndërmarrin masa ligjore ndaj të gjithë atyre që keqpërdorin ujin dhe dëmtojnë interesin e përbashkët qytetar.
Na ndihmoni të ruajmë së bashku burimet e përbashkëta, për një furnizim të qëndrueshëm!