Kryetari i Komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi, së bashku me drejtorë të drejtorive komunale, pritën të enjtën një delegacion të përfaqësuesve ndërkombëtarë nga Bashkimi Evropian, SIDA, ambasada zviceriane dhe projekti DEMOS, i përbërë nga znj. Laura Fallavollita, znj. Burbuqe Kelmendi, z. Kreshnik Basha, znj. Saranda Cana, z. Ertan Munoglu dhe znj. Doruntina Golaj.
Gjatë takimit u diskutua mbi projektet e mbështetura nga Granti i Performancës, si dhe mundësitë për thellimin e bashkëpunimit në të ardhmen. Në vijim, delegacioni vizitoi nga afër Kompleksin Sportiv në Rahovec, si një nga investimet konkrete të realizuara me këtë mbështetje.
Kryetari Latifi falënderoi për mbështetjen e vazhdueshme dhe theksoi rëndësinë e forcimit të këtij partneriteti për zhvillimin e qëndrueshëm lokal.
Përfaqësuesit e delegacionit vlerësuan rezultatet e deritanishme të Komunës së Rahovecit dhe inkurajuan vazhdimin e angazhimit në projekte që përmirësojnë cilësinë e jetës për qytetarët.