leoni

Time Kadrijaj kritikon Kurtin: Është turp të flasë kështu për ish-krerët e UÇK-së – deklaratat e tij më nuk na çudisin

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadrijaj, ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të fundit të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, lidhur me ish-krerët e UÇK-së që po gjykohen në Hagë. Kadrijaj i ka cilësuar deklaratat e Kurtit si të papranueshme dhe turpëruese, duke theksuar se qëndrimet e tij të ndryshueshme dhe kontradiktore vetëm sa thellojnë dyshimet për sinqeritetin e tij ndaj drejtësisë. “Deklaratat kontroverse të Albin Kurtit më nuk na çudisin sepse aq shumë ka ndërruar qëndrime sa nuk befasohemi më. Është turp për deklaratat e tij për ish-krerët e UÇK-së, të cilët po gjykohen në Hagë”, tha Kadrijaj. Ajo e quajti këtë një sulm të panevojshëm ndaj luftëtarëve të lirisë dhe theksoi se Kurti po e shfrytëzon çështjen e Mitrovicës dhe të urës mbi lumin Ibër vetëm për fushatë zgjedhore. “S’ka mbetur gjë tjetër, veç të merret me Mitrovicën dhe deklaratat tashmë të njohura për çlirimin e asaj pjese. E ka për fushatë zgjedhore, jo për zgjidhje reale”, u shpreh Kadrijaj.

Kontrolloni gjithashtu

Xhavit Haliti

Xhavit Haliti i përgjigjet Kurtit: Është Vetëvendosje që po kap gjithçka – edhe OJQ-të, edhe universitetet

Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës, Xhavit Haliti, ka reaguar ndaj deklaratës së …