Altin Jakup Krasniqi: Emri im u përmend padrejtësisht, biseda me babain ishte private

Altin Jakup Krasniqi ka reaguar publikisht pas përmendjes së emrit të tij në emisionin televiziv “Politiko”, ku, sipas tij, u shtrembërua qëllimi i një bisede private me babin e tij, Jakup Krasniqin. “Dua të theksoj se një bisedë private dhe e sinqertë me babain tim rreth përfshirjes në politikë nuk mund të barazohet me deklaratat publike të ish-Kryeministrit, lidhur me ndikimin e supozuar të ish-liderëve të PDK-së”, u shpreh Krasniqi. Ai tha se komunikimi me babain ka qenë thjesht personal dhe familjar, ndërsa deklaratat e Kurtit, sipas tij, shërbejnë vetëm për të ushqyer narrativen që ish-krerët e UÇK-së duhet të qëndrojnë në paraburgim pa asnjë bazë të qëndrueshme ligjore. Ai mohoi kategorikisht një tjetër pretendim të ngritur në emision, se gjoja Rexhep Selimi i kishte marrë mikrofonin babait të tij gjatë votimit për Gjykatën Speciale. “Babai im nuk ka pasur asnjë funksion institucional në atë kohë, nuk ka qenë as deputet e as kryetar i Kuvendit”, sqaroi ai. Në fund, ai rikujtoi se Kuvendi i Kosovës është tempulli i demokracisë dhe se çdo deputet ka të drejtë të votojë sipas ndërgjegjes së tij, pa asnjë lloj presioni apo pengese. “Askush nuk ka të drejtë të uzurpojë fjalën e askujt, as me forcë, as me arrogancë”, tha Altin Jakup Krasniqi.

Kontrolloni gjithashtu

Xhavit Haliti

Xhavit Haliti i përgjigjet Kurtit: Është Vetëvendosje që po kap gjithçka – edhe OJQ-të, edhe universitetet

Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës, Xhavit Haliti, ka reaguar ndaj deklaratës së …