OVL e UÇK- së, ka uruar dhe ka shprehur mirënjohjen e përjetshme për popullin e ShBA-së, me rastin e 4 Korrikut – Ditës së Pavarësisë

Përmes një njoftimi për medie, OVL e UÇK-së thekson se populli amerikan ka qenë gjithmonë përkrah nesh në momentet më të rënda historike. ”Mbështetja e SHBA-së ka qenë vendimtare në rrugëtimin tonë drejt lirisë dhe shtetësisë dhe roli i saj mbetet i pazëvendësueshëm për Kosovën”, thuhet në njoftim. Ndërkaq, OVL e UÇK-së shpreh mirënjohje të veçantë edhe ushtarëve amerikanë që shërbejnë sot në Kosovë, për përkushtimin, profesionalizmin dhe kontributin e tyre të përditshëm për paqe dhe siguri. ”Ne, ish-ushtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, jemi gjithmonë ushtarë të lirisë dhe, në zemrën tonë, jemi gjithmonë ushtarë të Amerikës. Kurdo që nevoja e drejtësisë, paqes apo miqësisë së sinqertë e kërkon, jemi të gatshëm të qëndrojmë përkrah SHBA-së. Zoti e bekoftë Amerikën! Gëzuar 4 Korrikun!”, thuhet në fund të njoftimit.

Kontrolloni gjithashtu

Zymer Mehani: DORË E ARTË DHE FJALË QË NUK VDESIN, Përkujtim për profesor Ahmet Qeriqin

Në heshtjen e letrës, ku çdo germë merr frymë, ka mbetur gjurma e një shpirti …