KFOR-i uron ShBA-në për Ditën e Pavarësisë: Një nga 33 shtetet kontribuuese në mision

Misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë, KFOR, ka uruar Shtetet e Bashkuara të Amerikës me rastin e Ditës së Pavarësisë, duke theksuar rolin e rëndësishëm të këtij shteti në kuadër të misionit ndërkombëtar në Kosovë. “Urime Dita Kombëtare për aleatët tanë amerikanë. Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë një prej 33 vendeve kontribuuese me trupa në misionin e KFOR-it,” thuhet në postimin e KFOR-it. Sot, Shtetet e Bashkuara festojnë 249-vjetorin e shpalljes së pavarësisë nga Mbretëria e Bashkuar – një datë që shënohet me kremtime në të gjithë vendin dhe me urime nga partnerë ndërkombëtarë anembanë globit.

Kontrolloni gjithashtu

Afati për presidentin po afrohet, institucionet ende pezull

Kosova po hyn në një fazë të ndjeshme institucionale, ndërsa 4 marsi afati i fundit …