KEK pezullon tenderin 137 milionë euro për njësinë A3 pas një ankese

Korporata Energjetike e Kosovës, ka pezulluar tenderin për rehabilitimin dhe modernizimin e njësisë A3 në Termocentralin Kosova A, me vlerë të parashikuar prej 137 milionë euro. Sipas njoftimit të publikuar në platformën e-Prokurimi, vendimi është marrë pas pranimit të një ankese zyrtare nga një palë e interesuar. “Për arsye se Autoriteti Kontraktues ka pranuar një ankesë për tenderin e lartcekur, ju njoftojmë se Autoriteti Kontraktues e pezullon këtë aktivitet deri në njoftimin e ardhshëm,” thuhet në komunikatën e KEK-ut. Nuk janë dhënë detaje për natyrën e ankesës apo për palën që e ka paraqitur atë.

Kontrolloni gjithashtu

Marta Kos: BE-ja duhet të vlerësojë në çfarë mase Serbia është ende e sinqertë me rrugën e saj evropiane

Komisionerja evropiane për Zgjerimin, Marta Kos, ka deklaruar se Bashkimi Evropian duhet të vlerësojë seriozisht …