Është neveritëse militantizmi i disa xhematlinjve të partive politike, të cilët i gjen në safin e parë, duke u shtyrë me berryla për të qëndruar sa më afër shefit të partisë!
Njëherë e një kohë, më bënin përshtypje militantët e LDK-së që nuk ndalonin së kritikuari komunizmin! Kur merrja mundin të hulumtoja në të kaluarën e tyre, mësoja se kur të qenurit komunist të ofronte përfitime të shumta, këta ishin komunistë të thekur e që me raste, nuk mjaftoheshin të quheshin komunist, por e shihnin veten komunist + (prekokomunist – diçka matan komunizmit, diçka më shumë se sa komunist).
Me të përfunduar lufta dhe çliruar Kosova, ky soj zvarranikësh filluan të identifikohen me partitë e dala nga lufta, ani pse dikur flisnin me neveri për ta, duke i quajtur “njerëz të malit” ose “katunar” e njerëz me mendësi “fshatareske”.
Sot të tillë i gjen të rreshtuar në partinë Vetëvendosje! Mjafton të gërvish pak në biografinë e tyre dhe mëson se këta që akuzojnë sot PDK-në, LDK-në e AAK-në për shkatërrimin e Kosovës, njëherë e një kohë kur këto parti ishin në pushtet, t’i nxirrnin syt nëse shfaqje mendim kritik për to!?
Pse?!
Sepse të qenurit në safat e para të këtyre partive sa ishin në pushtet, krijonte mundësi për privilegje të ndryshme!
Mbase dy mijë vite robëri e kanë bërë të vetën – kanë krijuar një njeri të gatshëm me iu bashkangjitur çdo partie, edhe nëse ndaj saj ka vjellë vrerë, por që posa ajo parti nga opozita kalon në pushtet, njeriu i etur për pushtet e privilegje por i padinjitet, fillon t’i thurë lavde, edhe pse sa kjo parti ishte pa pushtet, hidhte vrerë ndaj saj!
Por kështu ndodh kur nana parti dhe shefi i saj, bën atë që bënte Kisha në Mesjetë duke shitur letrat e indulgjencës – mjafton ta posedojë një letër të tillë dhe mëkatet laheshin sa hap e mbyll syt, dhe njeriu tani e tutje ishte i pamëkatë!
A nuk bëjnë sot të njëjtën edhe partitë dhe shefat e tyre?!
Rast tipik paraqet partia Vetëvendosje dhe shefi i saj, Albin Kurti!!!
Këta hiç nuk e kanë problem me i akuzuar të gjitha partitë tjera për shkatërrimin e Kosovës për 20 vjet, ama mjafton të rreshtohesh në safat e saj dhe të lahesh nga mëkatet e shkatërrimit të Kosovës dhe të bëhesh ndërtues i saj, dhe ta meritosh jetën përrallore, sikur premtojnë religjionet për njerëzit jo mëkatër!