Zyra Kombëtare e Auditimit evidenton parregullsi të shumta në institucione dhe ndërmarrje publike

Zyra Kombëtare e Auditimit ka publikuar raportin për vitin 2024, ku janë evidentuar parregullsi serioze në institucionet qendrore dhe ndërmarrjet publike. Auditorja e Përgjithshme, Vlora Spanca, tha se më së shumti probleme janë vërejtur në investimet kapitale, me pagesa para pranimit të furnizimeve dhe kontrata me operatorë ekonomikë të papërgjegjshëm. Në fushën e subvencionimit janë gjetur shkelje, përfshirë mos funksionalizimin e projekteve për sistemin e ujitjes në disa komuna dhe përfitime të papranueshme nga disa individë. Mosrespektim ligjor është evidentuar edhe në ndërmarrjet publike si KEK, KOST dhe Trepça. ZKA-ja ka referuar 11 raste me parregullsi në Prokurori për hetim të mëtejshëm.

Kontrolloni gjithashtu

Lulzim Peci: Deklaratat për “armët në oda” manipulim politik dhe mungesë respekti për ushtrinë

Drejtori i Institutit KIPRED, Lulzim Peci, ka reaguar ashpër ndaj deklaratës së kryeministrit Albin Kurti …