Procesi në Hagë po hyn në fazën vendimtare, mbrojtja gati të paraqesë dëshmitarët në fund të gushtit

Në gjykatën speciale në Hagë ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës po hyn në një fazë vendimtare. Me përfundimin e paraqitjes së provave nga ana e Prokurorisë, tani radhën e ka mbrojtja, e cila pritet të fillojë me paraqitjen e dëshmitarëve dhe provave në fund të muajit gusht. Sipas avokatëve mbrojtës, qëllimi kryesor është të paraqiten dëshmitarë me njohuri të drejtpërdrejtë për rrethanat e luftës dhe të dokumentohen të dhëna që, sipas tyre, tregojnë për manipulime të qëllimshme të fakteve nga ana e Serbisë. Sipas kalendarit gjyqësor, mbrojtja duhet të dorëzojë listën e dëshmitarëve dhe provave deri më 21 korrik, ndërsa paraqitja zyrtare e rastit të saj pritet të nisë në fund të gushtit. Kjo fazë pritet të jetë vendimtare për të ardhmen e procesit dhe për vetë drejtësinë ndërkombëtare, e cila është vënë shpesh në pikëpyetje për shkak të kritikave rreth balancës dhe legjitimitetit të saj.

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …