Deputetët pa Kuvend, me paga e asistentë të paguar – 74 prej tyre tashmë kanë staf personal

Edhe pse Kuvendi i Kosovës nuk është konstituar tash e dy muaj për shkak të përçarjeve politike, shumica e deputetëve kanë angazhuar staf personal me paga të plota. 74 nga gjithsej 120 deputetë kanë punësuar asistentë, këshilltarë apo koordinatorë personalë. Paga bruto për secilin prej tyre është nga 638 deri në 850 euro në muaj, pa përfshirë beneficionet shtesë. Ky angazhim bazohet në Rregulloren për Shtesa mbi Pagën bazë dhe klasifikimin e pagave për stafin mbështetës politik. Ndërkohë, deputetët vazhdojnë të marrin pagat e tyre të plota pa ushtruar asnjë funksion parlamentar. Kjo situatë ka nxitur reagime në opinionin publik, pasi institucioni më i lartë legjislativ vazhdon të jetë jofunksional, ndërsa shpenzimet buxhetore për të mbeten të larta.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hasani: Kryetarja e shkeli Kushtetutën, por mos dekretimi i Blerim Isufajt nuk mund të rrëzohet

Enver Hasani: Shkarkimi i prokurorëve serbë është demonstrim pushteti, jo zbatim i ligjit

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka kritikuar vendimin e ushtrueses së detyrës së presidentes …