Ramiz Lladrovci: Kurti e ka shefe Dejona Mihalin, turp që përmend Thaçin e Veselin

Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka kritikuar ashpër kryeministrin në detyrë, Albin Kurti.  Lladrovci tha se Kurti, duke folur për përvojën e tij me menaxhimin e brendshëm në Lëvizjen Vetëvendosje, nënkuptoi se “ka shefe Dejona Mihalin”, një figurë që ai e përshkroi si “llugë në shtëpi të vet” dhe jo si menaxher të vërtetë. “Kurti tha ‘e di nga përvoja’, dhe kjo përvojë ka të bëjë me menaxhimin nga njerëz si Dejona Mihali. Ai vetëm menaxher nuk është. Sa herë që ma përmend emrin, më humb 1 mijë vota në Drenas,” u shpreh Lladrovci. Ai shtoi se është “turp i botës” për kryeministrin që t’i përmend emrat e ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli, duke sugjeruar se Kurti i përmend për t’i lidhur me vendimmarrje aktuale, gjë që sipas tij nuk qëndron. “Me qenë që ata vendosin për gjithçka, do të ishte Enver Hoxhaj në krye, por nuk është. Ata kanë qenë këtu dhe ia kanë lënë ta udhëheq. Të thuash që ende vendosin, është krejt tjetër temë”, tha ndër të tjera ai. Lladrovci përfundoi duke theksuar: “Aty desha të ndalem – Dejona Mihalin e ka shefe ai.”

Kontrolloni gjithashtu

Arben Gashi

Arben Gashi e sheh si çështje komplekse konstituimin e kuvendit

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, ka deklaruar se nuk parasheh pasoja juridike …