leoni

Kryetari Latifi ka përuruar parkun në Nagac

Kryetari i komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi përmes postimit të tij në facebook ka njoftuar se bashkë me banorët e fshatit Nagac kanë përurur mbrëmë parkun e ri, në Nagac, një vend ku fëmijët mund të luajnë, të rinjtë të zhvillojnë aktivitete dhe familjet të pushojnë.

Parku përmban:

Kënd lojërash për fëmijë

ulëse për pushim

ndriçim

drunj dekorativ dhe

elemente të tjera përcjellëse.

Do të vazhdojmë me projekte në fshatra e në qytet, për më shumë gjelbërim dhe hapësira për rekreacion.

E gëzofshin qytetarët e Nagacit, thuhet në postimin në facebook të kryetarit të komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti mbajti takim me mekanizmat relevant rreth parandalimit të përhapjes së zjarreve

Sot në Viti, me nismën e kryetarit të komunës së Vitisë, Sokol Haliti është mbajtur …