Aida Dërguti kritikon vonesën e reagimit të ministrave për rastin Zejnullahu

Opinionistja Aida Dërguti ka kritikuar ashpër reagimin e ministrit në detyrë të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, dhe ministres në detyrë të Drejtësisë, Albulena Haxhiu, lidhur me vdekjen e dyshimtë të 27-vjeçarit Agon Zejnullahu në Lipjan, duke e konsideruar atë si të vonuar dhe jo të përgjegjshëm. Dërguti ka thënë se kur bëhet fjalë për ngjarjet në veri të Kosovës, institucionet reagojnë menjëherë me konferenca urgjente për shtyp dhe deklarata të shpejta, ndërsa për rastin tragjik në Lipjan mungoi një reagim i tillë i menjëhershëm. “Të gjithë ne që jemi prind e kemi përjetuar dyfish më shumë dhimbjen. Deklaratat e ministrave në detyrë as nuk kishin pse të komentoheshin, pasi erdhën shumë vonë, sot pasdite, ndërkohë që për ngjarjet në veri reagojnë shumë shpejt, shpesh edhe para përfundimit të aksioneve. Nuk u pa e arsyeshme as një konferencë shtypi, as kërkimfalje, edhe pse përgjegjësia bie mbi institucionet,” tha ajo. Dërguti ka theksuar nevojën për përgjegjësi institucionale dhe transparencë më të madhe në trajtimin e rasteve të tilla që ndikojnë në besimin e qytetarëve ndaj institucioneve.

Kontrolloni gjithashtu

Ganimete Musliu

Ganimete Musliu akuzon deputetet e VV-së për bullizëm ndaj Paris Gurit në Kuvend

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka akuzuar deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje se kanë bullizuar deputetin …