Memli Krasniqi pret ambasadorin gjerman Jorn Rohde

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka pritur në takim ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, me të cilin ka diskutuar për zhvillimet e fundit politike në vend. Përmes një postimi, Krasniqi ka bërë të ditur se në qendër të bisedës ishin qëndrimet e PDK-së, si dhe domosdoshmëria e gjetjes së një rruge për tejkalimin e bllokadës politike, në përputhje me aktgjykimin e fundit të Gjykatës Kushtetuese. “E falënderova ambasadorin për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Kosovës dhe për zërin e tij të qartë në mbrojtje të demokracisë dhe funksionalitetit institucional”, ka shkruar ai. Krasniqi dhe ambasadori Rohde ndanë pikëpamje edhe mbi sfidat aktuale dhe nevojën për veprim të përgjegjshëm institucional në funksion të stabilitetit politik dhe demokratik në vend.

Kontrolloni gjithashtu

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, pritet ta vizitojë Kosovën më 11 mars

Sekretari i NATO-s, sfidon Moskën: “Ukraina vendos vetë për trupat në territorin e saj”

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka reaguar ashpër ndaj kundërshtimeve të Rusisë për …