Alon Ben-Meir

Profesori amerikan Alon Ben Meir: Kurti duhet t’i japë fund bllokadës politike – zgjedhjet e reja nuk do t’i sjellin përfitim

Profesori dhe analisti i njohur amerikan, Alon Ben Meir, ka reaguar ndaj krizës institucionale në Kosovë, duke e cilësuar bllokadën politike që po vazhdon prej muajsh si një “uzurpim të rrezikshëm të demokracisë”. Në një reagim të publikuar, Ben Meir ka shprehur shqetësimin se një vend i vogël si Kosova, që përballet me sfida të rënda ekonomike dhe tensione të vazhdueshme me fqinjët, po funksionon tash e katër muaj me një qeveri në detyrë, duke e zgjatur krizën politike pa nevojë. “Është e vështirë të imagjinohet se si një vend i vogël që po përjeton vështirësi të mëdha ekonomike dhe ndodhet në konflikt të vazhdueshëm me fqinjët e tij, është ende nën një qeveri kujdestare katër muaj pas zgjedhjeve kombëtare. Kryeministri Kurti duhet t’i japë fund bllokadës, pasi kjo situatë nuk flet mirë për të në momentin kur, pashmangshëm, do të mbahen zgjedhje të reja”, ka shkruar ai. Sipas Ben Meir, kryeministri në detyrë Albin Kurti duhet të reflektojë, pasi kjo situatë mund të ketë pasoja të dëmshme për të dhe për vendin në rast të mbajtjes së zgjedhjeve të reja.

Kontrolloni gjithashtu

Lahi Brahimaj kundër kandidaturës së Albulena Haxhiut për kryetare të Kuvendit: “Nuk e votoj në asnjë rrethanë”

Deputeti i AAK-së, Lahi Brahimaj, ka deklaruar se nuk do ta votojë Albulena Haxhiun për …